Vendi
Rikthehet dimri në juglindje, borë dhe temperatura të ulëta në zonat malore

Ilustrim · Vizion Plus
Reshje dëbore janë regjistruar në juglindje të vendit ditën e sotme.
Reshjet kanë përfshirë aksin rrugor Boboshticë – Dardhë, ku trashësia e borës ka arritur deri në 25 centimetra.
Si pasojë, në terren kanë ndërhyrë mjetet borëpastruese për të bërë të mundur hapjen dhe qarkullimin normal të rrugës.
Reshjet e dëborës janë regjistruar në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperaturat minimale në zonë kanë zbritur deri në 3°C.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë aks, për shkak të pranisë së borës dhe temperaturave të ulëta që mund të krijojnë ngrica në rrugë.




