Subscribe

Thuajse të gjitha zonat malore në juglindje të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës, trashësia e së cilës ka arritur deri në 10cm në Dardhë dhe fshatrat e Devollit të Sipërm.

Akset rrugore të fshatrave turistike Dardhë,Voskopojë e Vithkuq janë të kalueshme, ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin goma dimërore.

Në fshatin Vithkuq, herë pas here ka patur shkëputje të energjisë elektrike, por më problematike situata paraqitet në zonën e Mokrës, në Pogradec.

Në njësinë administrative Proptisht, nga mëngjesi i sotëm janë pa energji elektrike 12 fshatra./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *