Subscribe

Kjo është skena ku të gjitha materialet që ju servir teatri i madh i humorit në Vizion Plus, marrin zë e interpretohen përpara se të dalin para publikut.

 

I shndërruar tashme ne show-n me te ndjekur te se shtunës, ne Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptaret, Al Pazar rinis nga sonte mbrëma rrugëtimin e tij për 2019-ën.

 

Ansambli i aktorëve e i karaktereve do t’ju shoqërojë duke nisur nga kjo e shtunë e ne vazhdim në ekranin e Vizion Plus, ne një sezon plot te qeshura, batuta e surpriza.

 

Humori i holle, shakaja e kripur dhe ironia therëse do te vazhdojnë te jene pjese e familjeve shqiptare.

 

Breza te ndryshëm aktoresh gërshetojnë te vërtetat dhe aktualitetin me humorin, për ti dhënë mbrëmjeve te shqiptareve me shume buzëqeshje.

 

Ndërkohë aktoret vijnë këtë sezon me role te reja dhe shprehen se surprizat nuk do te mungojnë ashtu sikurse ka ndodhur edhe sezonet e mëparshme…

 

 

Ritmi, muzika live, të ftuarit specialë dhe karakteret e ndryshëm takohen te gjithë në Al Pazar për ta gatuar menynë perfekte te se shtunës. Ndaj Vizion Plus ju fton qe nga kjo mbrëmje, te bëheni pjese e teatrit te madh te humorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *