E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rikonstruktohet pas 43 vjetësh, Rama ndan pamje nga punimet në Muzeun Historik Kombëtar

Pas më shumë se katër dekadash nga krijimi, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë dhe rikonceptimi tërësor muzeal. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga kantieri i punimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti si pjesë e transformimit të qendrës së kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të trashëgimisë kulturore kombëtare. Punimet në Muzeun Historik Kombëtar janë pjesë e një projekti të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe UNOPS, në kuadër të programit EU4Culture, i cili përfshin ndërhyrje në 24 objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, me një fond total prej 40 milionë eurosh.

Reklamë

Muzeu mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024 dhe sipas njoftimeve zyrtare, do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë prej katër vitesh, me rihapjen e planifikuar për më 15 mars 2028. Kjo kohëzgjatje ka ngjallur debat dhe habi në opinionin publik, pasi tejkalon edhe kohën që mori ndërtimi fillestar i muzeut në vitet 1978–1981.

Muzeu Historik Kombëtar është Monument Kulture i kategorisë së dytë dhe konsiderohet institucioni muzeor më i rëndësishëm në rang kombëtar. Projekti aktual përfshin jo vetëm restaurimin dhe rikonstruksionin e godinës, por edhe rikonceptimin e ekspozimit dhe përmbajtjes muzeale, duke synuar përmbushjen e standardeve bashkëkohore të interpretimit dhe edukimit kulturor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë