E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rijetëzohen kullat e veriut, projekti synon ruajtjen e traditës dhe nxitjen e turizmit

Kullat karakteristike të Veriut do të rijetëzohen për t’u vënë në shërbim të turizmit kulturor dhe historik.

Projekti më i fundit i Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sporteve, i mbështetur nga fondet e qeverisë gjermane, synon identifikimin, restaurimin dhe funksionalizimin e këtyre objekteve me vlera të veçanta arkitekturore.

Takimi i radhës u zhvillua në Bashkinë e Malësisë së Madhe, me pjesëmarrjen e banorëve që i kanë ruajtur kullat ndër vite.

Drejtori i Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Helidon Sokoli, bëri të ditur se vetëm në rajonin Shkodër–Mirditë–Kukës janë identifikuar mbi 200 kulla dhe procesi i evidentimit vijon.

Reklamë

Sipas tij, pas përfundimit të kësaj faze do të nisë financimi për rijetëzimin dhe rikthimin në funksion të këtyre ndërtesave tradicionale.

Banorët e pranishëm e mirëpritën projektin, duke theksuar se përveç ndikimit në zhvillimin e turizmit, ai kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e identitetit ndërtimor shqiptar, veçanërisht të zonave veriore.

Në emër të Bashkisë së Malësisë së Madhe, kryetari Tonin Marinaj garantoi angazhimin për pajisjen e kullave me dokumentacion të rregullt pronësie, duke i konsideruar ato pasuri me rëndësi kombëtare./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë