Subscribe

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ktheu për rihetim dosjen e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në seancën paraprake avokati mbrojtës, Sokol Hazizaj,  kërkoi plotësimin e hetimeve. Trupi gjykuese e pranoi kërkesën e këtij të fundit duke e shtyrë ceshtjen e Llallës deri në nëntor.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në muajin mars, duke rrezikuar një dënim që varion nga masa administrative deri në 3 vite burgim.

Prokuroria e posacme anti-korrupsion mbylli dosjen ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për veprën penale të “ refuzimit apo fshehjes se  deklarimit të pasurisë”.

Ai u akuzua edhe për pastrim parash dhe mosdeklarim të të hollave në kufi, por këto pretendime u rrëzuan pasi nuk u gjetën prova.

Llalla ndërkohë i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur u zevendesua nga ish-prokurorja e përkohshme,Arta Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *