E martë, 15 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rihapet dosja “Hajdari”

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Tiranës i hapi rrugë rigjykimit të dosjes “Hajdari”. Vendimi u mor nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili pranoi kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës për të rivendosur në afat të drejtën e apelimit , duke i dhënë kështu mundësi procedurale rigjykimit të çështjes.

 

Avokati mbrojtës Bashkim Nikolla, e cilësoi si një ditë të mirë për drejtësinë vendimin e Gjykatës së Tiranës .Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm.

 

Në seancën e kësaj të enjteje Haxhia tha para trupës gjykuese se ish-kryeministri ka paguar 1 milion euro për ta vrarë atë në Turqi por atentati dështoi. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1997.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh