E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Rihanna është gati të zëvendësojë Victoria’s Secret!

Rihanna prej disa kohësh është larguar nga muzika dhe vëmendjen e saj e ka përqendruar tek biznesi i të brendshmeve. Mbrëmjen e kaluar ajo prezantoi në New York koleksionin e ri të pranverë-verë 2020 dhe sfilata ishte thjesht spektakël.

 

Shfaqja e “Savage” do të transmetohet në ekran në më shumë se 200 shtete të botës dhe sipas atyre që e panë live, Rihanna ka përmirësuar çdo gabim që ka bërë ‘Victoria’s Secret” gjatë gjithë këtyre viteve.

 

Reklamë

Ajo ka goditur në pikën më të fortë të femrave, masën. Ndërkohë që “Victoria’s Secret” krijonte të brendshme për masat e vogla, Rihanna ka bërë të kundërtën.

 

“Ka shumë femra në botë që thonë nuk e provoj këtë sepse nuk më përshtatet. ” “Savage” është këtu për ato. Me “Savage” mund të ndihen të sigurta”, është shprehur Rihanna gjatë sfilatës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë