Kete fundjave do te nise kthimi ne Shqiperi i te gjithe qytetareve te cilet pas mbylljes se kufijve per shkak te koronavirusit kane mbetur jashte vendit.

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES E ENERGJISE

Duke filluar nga dita e shtunë datë 18 prill “Air Albania” do të nisë fluturimet nga disa destinacione europiane për ata që duan të kthehen në atdhe. Për të plotësuar kushtet e karantinimit kemi një marrëveshje me disa hotele në Durrës, që kanë shprehur vullnet për t’u kthyer në karantina. Transporti ajror do të kryhet nga “Air Albania”, e gjithë paketa ku përfshihet transporti dhe hoteli do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme.

Rezervimet kryen ne faqen airalbania.com.al ne rubrikën riatdhesime ku jane te disponueshme  hotelet dhe paketat e pershtatshme.

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES E ENERGJISE

Në Rinas do të verifikohet gjendja shëndetësore me më pas të shoqëruar me mjetet  e transportit në shoqërimin e policisë do të drejtoheni në Durrës. 14 ditë në karantinë. Pas verifikimit nga stafi mjekësor do të ktheheni në shtëpinë tuaj.

Sistemi elektronik për rezervimet online do të jetë gati  per te gjithe te interesuarit nga dita e enjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *