Zjarri është riaktivizuar sërish këtë të mërkurë në masivin pyjor të Drenovës, në Mallakastër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej orës 14:00, të favorizuara nga era e fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi.
Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur. Ata po punojnë me mjete rrethanore për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Ndërkohë, rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të thyer. Autoritetet janë në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll.
/vizionplus.tv





