E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Riaktivizohet zjarri në Panaja të Vlorës, flakët djegin sipërfaqe me ullinj

Është riaktivizuar zjarri në fshatin Panaja të Vlorës. Një zonë e tërë me ullishte është përfshirë nga flakët, duke bërë që lëvizja në aksin e vjetër Fier-Vlorë të bllokohet.

 

Tre automjete zjarrfikëse mbërritën menjëherë dhe ndërhynë për lokalizimin e zjarrit, i cili, i favorizuar nga era rrezikoi të përhapej edhe më shumë.

 

Reklamë

Policia bëri të ditur se janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Ndërsa banorët thanë se këto zjarre shkaktohen nga çobenët që duan kullota.

Vazhdo të lexosh

Reklamë