Mëngjesin e sotëm është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Shën Gjergjit në fshatin Dukat të Vlorës.
Flakët të favorizuara dhe nga era e fortë janë përhapur në një zonë me terren të vështirë, çka e bën të ndërlikuar ndërhyrjen nga toka.
Lexo edhe :
Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të lokalizuar zjarrin.
Aktualisht, në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të pyjores, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe rreth 30 efektivë nga Forcat e Armatosura për të përforcuar ndërhyrjen.
Flakët nuk rrezikojnë banesat, ndërsa autoritetet po vlerësojnë mundësinë për ndërhyrje nga ajri me helikopter, nëse situata përkeqësohet.
Kujtojmë se vetëm 10 ditë më parë, në të njëjtën zonë, një zjarr i fuqishëm dogji qindra hektarë me pemë dhe bimësi. Autoritetet janë në gatishmëri të plotë për të shmangur përsëritjen e një situate të ngjashme./vizonplus.tv






