Kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku falenderoi të gjithë qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht ata të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje, teksa theksoi se kryeqyteti po i prin ndryshimit.

 

Në një deklaratë për mediat, Tabaku komentoi edhe rezultatet finale të njësisë 10 në Tiranë, ku PS doli fituese.

 

“Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota. Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosshmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i  ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse  e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton. Ju faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *