E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rezultatet e para/ Kush janë fituesit në disa bashki të vendit

Ilustrim · Vizion Plus

Ka përfunduar numërimi i votove në disa bashki në vend dhe janë shpallur emrat e kryebashkiakëve të rinj.

 

Numërimi i votave ka mbaruar në bashkinë e Himarës, Belshit, Poliçanit, Libohovës, Konispolit, Kolonjës, Memaliajt, Pustec dhe Fushë-Arrëzit.

 

Për herë të tretë Jorgo Goro është rizgjedhur në krye të Himarës me 4,209 vota, nën siglën e Aleancēs për Shqipërinë Europiane.

 

Në Kolonjë është shpallur fitues Erion Isai i cili ka grumbulluar 4279 vota, ose 93.37% të votave të përgjithshme.

 

Luiza Mandi ka konfirmuar veten si kryetare e Bashkisë së Libohovës. Me numërimin e 12 kutive, Mandi mori 1275 vota.

 

Shuaip Beqiri është rikonfirmuar si kryetar i Bashkisë së Konispolit, ku nga 17 kutitë e numëruar ka siguruar 3328 vota.

 

Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Belshit është rikonfirmur. Nga 41 kutitë e numëruara, Arif Tafani ka siguruar 6377 vota.

 

Në Poliçan është  zgjedhur Adriatik Zotkaj me 4681 vota.

 

Në Fushë-Arrëz ka fituar Fran Tuci. Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki ka marrë gjithsej 2462 vota.

 

Në Memaliaj është zgjedhur Gjilek Guci. Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki ka marrë gjithsej 4206 vota.

 

Në bashkinë e Pustecit, kandidati socialist Kolefski fiton me 780 vota plus.

 

Ne total deri në orën 06:00 të mengjesit të së hënës është mbyllur numërimi në 9 bashki për fletet për kryebashkiak. Njësia që përcaktoi fituesin e para në mesnatë ishte Pusteci ku Pal Kolevski i mazhorancës mundi Edmond Themelkon me 780 vota diferencë.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh