E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Revoltohet Mediu: Kjo është fytyra e vërtetë e një regjimi antikushtetues

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se në Shqipëri është instaluar një klikë autoritariste dhe kriminale.

Mediu tha se shembja e godinës së Tetarit Kombëtar orët e para të mëngjesit është fytyra e  regjimi antikushtetues dhe antikombëtar.

Ai theksoi se dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës është fundi i pluralizmit dhe demokracisë.

“Kjo eshte fytyra e vertete e nje regjimi antikushtetues, antiligjor, antipopullor dhe antikombetar. Veprimet naten si hajdute për prishjen e teatrit kombetar, megjithe thirrjet e nderkombetareve, KLSH, dergimit në Gjykate Kushtetuese nga Presidenti i Republikes, autoriteteve të artit dhe ruajtjes trashgimnise kultorore dhe historike nga mbare bota, tregon qarte se në Shqiperi eshte instaluar nje klike autoritariste dhe kriminale. Kjo eshte hakmarrja e pinjolleve te diktatures kunder demokracise.
Dhuna ndaj perfaqeuseve te opozites eshte fundi i pluralizmit dhe demokracise.”

Më shumë video

Reklamë