Revista e njohur franceze, “Petit Futé”, botimin e radhës ia ka kushtuar vendit tone, ku është ndalur veçanërisht tek Tirana.

Media franceze nënvizon se 2022 ofron një arsye më shumë për të vizituar kryeqytetin shqiptar, i cili është shpallur Kryeqytet Europian i Rinisë për një vit.

“Tirana është një metropol i përshtatshëm për të gjithë udhëtarët! Muzeumet apo teatri, shëtitjet në natyrë, monumentet historike dhe aktivitetet kulturore, ka diçka për të gjithë”, shkruan revista franceze.

Artikulli i plotë:

“Shqipëria, një vend mes Italisë dhe Greqisë, ka pasur gjithmonë një shpirt europian. Në 30 vite demokraci, vendi i vogël ish-komunist duket se e ka kapur kohën e humbur dhe kjo vërtetohet kur i afrohesh qendrës së kryeqytetit Tiranë, pasi ke dalë nga aeroporti “Nënë Tereza”. I përmendur vitet e fundit si një destinacion trendi në artikujt dhe guidat turistike, Vendi i Shqiponjave rekomandohet jo vetëm për vijën bregdetare me ujërat e kristalta, por edhe për ecjet e mrekullueshme që mund të bëhen në malet e veriut dhe për gastronominë e tij tradicionale. Produktet natyrore dhe organike të disa rajoneve kontribuojnë për ta bërë atë një nga kuzhinat më të shëndetshme në Europë!”, shkruan për revistën franceze të guidave turistike, Tanguy Revault.

Turizmi mjekësor zbulimi i fundit i turistëve të huaj

Vitet e fundit, territori ballkanik, buzë Adriatikut dhe Jonit, është kthyer në një nga destinacionet e preferuara për ushtrimin e turizmit mjekësor. Dritan Gremi, themelues dhe drejtor i Klinikës Gremi, punon që prej më shumë se 10 vjetësh në fushën e turizmit dentar.

Më tepër se 15 mijë pacientë nga Italia, Franca, Belgjika, Anglia, por edhe nga vende më të largëta si Shtetet e Bashkuara të Amerikës frekuentojnë klinikën e tij. E vendosur në një nga rrugët më të njohura në qendër të Tiranës, kjo klinikë ofron trajtime të ndryshme: operacione të avancuara dentare, mbjellje të dhëmbëve, montim të kurorave, fasetave apo edhe protezave fikse dentare dhe implanteve të tjera dentare, të gjitha me cilësi të certifikuar CE. Mjekë të kualifikuar kujdesen për klientët të cilët përfitojnë nga teknologjia e avancuar. Falë sistemit të taksave në vend, ata përfitojnë edhe çmime shumë më të ulëta se ato në vendet fqinje të Europës Perëndimore.

Kjo përfshin tendencën e re që tërheq turistët evropianë në numër të madh: turizmi i lidhur me zbulimin e një ish-diktature. Ashtu si trendi i ri i momentit që konsiston në interesimin për të kaluarën komuniste të vendit, dikur një nga diktaturat më virulente në rajon. Udhëtarët evropianë vijnë të shumtë në numër, kureshtarë për të eksploruar këtë trashëgimi.

Klinika ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga pritja e pacientëve në aeroport e deri tek akomodimi i përfshirë në një nga strukturat komode hoteliere që i përkasin sipërmarrësit, dhënien e kujdesit dentar si dhe organizimin e vizitave turistike gjatë fundjavave. Kjo përfshin tendencën e re që tërheq shumë turistë evropianë: turizmi i lidhur me zbulimin e një ish-diktature. Ashtu si trendi i ri i momentit që ka të bëjë me interesin për të kaluarën komuniste të vendit, dikur një nga diktaturat më të egra në rajon. Udhëtarët evropianë vijnë në numër të madh, kureshtarë për të eksploruar këtë trashëgimi.

Historia e Shqipërisë në kohën e diktaturës, një atraksion për turistët

Me gjithë pasionin e një njeriu që e do thellësisht vendin e tij, Dritan Gremi na zbulon një nga pikat kryesore të turizmit aktual në Shqipëri: njohjen e një ish-diktature komuniste. ‘Jeto si në kohën e komunizmit’, një nismë shumë interesante të cilën ai e konsideron si mision. Sipas tij, përballja e të huajve me regjime autoritare nga më të ashprat të Lindjes së kontinentit europian ka diçka thuajse ekzotike. Ndonëse nuk hyn në detaje rreth projektit, ai e bën të qartë se objektivi nuk është vetëm të ofrojë një udhëtim në të kaluarën komuniste, por edhe të ndajë disa nga përvojat e jetuara nga shqiptarët gjatë kësaj periudhe. ‘Është një mënyrë për të treguar se si kemi jetuar për 50 vjet, një detyrë kujtese për të mos harruar të shkuarën, e cila nëse harrohet rrezikon të përsëritet’, thotë ai.

‘Për shumë vite shqiptarët kanë jetuar në një sistem që ka pasur një ndikim të thellë në jetën e tyre. Më veçanërisht brezi i prindërve tanë që e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre nën një sistem të krahasueshëm me atë të Koresë së Veriut të sotme. Është koha që tmerri i së kaluarës të përdoret për një arsye të mirë”, thotë ai.

Kthim në historinë e Shqipërisë dhe të diktaturës së Hoxhës

E sunduar me grusht të hekurt nga Enver Hoxha dhe sistemi komunist për më shumë se 45 vjet (1944-1990), Shqipëria ishte gjatë kësaj periudhe vendi më i izoluar në botë.

KUR

Pikërisht në maj dhe shtator moti është më i këndshme në Shqipëri dhe përgjithësisht në mes të sezonit. Atëherë shijohen qetësisht plazhet e Rivierës Shqiptare si dhe shëtitjet në parqe kombëtare dhe qytete të pambushura me turistë.

KOHËZGJATJA

Nëse me një udhëtim në qytet në fundjavë arrini të zbuloni kryeqytetin Tiranë, 10 deri në 15 ditë janë të këshillueshme për të shkuar nga një prefekturë në tjetrën dhe për të vizituar fshatra, zona arkeologjike dhe qoshe të natyrës. Një javë nuk është shumë për të përshkuar Rivierën Shqiptare dhe për të ndaluar në disa resorte bregdetare.

BUXHET

Shqipëria mbetet një destinacion shumë i përballueshëm. Ju mund të qëndroni në një hotel të rehatshëm për më pak se 100 € buzë detit. Qëndrimi me vendasit ose në një bujtinë për të rinjtë është akoma edhe më lirë. Gjithashtu hahet shumë mirë për 8 € dhe udhëtimi me autobus ose tren nuk rëndon në buxhetin e pushimeve.

PUBLIKE

Avantazhi me Shqipërinë është se ka diçka për të gjithë llojet e udhëtarëve. Për të apasionuarit pas ecjes në male, për ata që pëlqejnë historinë e lashtësisë me vende si Apolonia dhe Butrinti, dhe për familjet që duan të shijojnë diellin dhe plazhin në bregdetin e Adriatikut në ditët me diell.

MË SHUMË:

+ Një destinacion shumëplanësh: det i pastër, male, fshatra historikë dhe trashëgimi shekullore.

+ Një vend jo i shtrenjtë dhe i aksesueshëm për shumë buxhete.

+ Një territor ende i ruajtur nga turizmi masiv.

MË PAK

– Barriera gjuhësore.

– Rrugët ndonjëherë në gjendje të keqe. Kujdesi mbetet i domosdoshëm.

Shëtitje mes fshatrave të thellë të Thethit dhe Valbonës

Hoxha u kujdes të spastronte territorin dhe të pushkatonte këdo që kundërshtonte sistemin, përfshirë miqtë e tij më besnikë. Përveç përballjes me varfërinë, shqiptarëve iu desh të vuanin edhe dënime, burgosje dhe persekutime të çdo zëri që ngrihej kundër pushtetit të kohës. Udhëtimi drejt vendeve të komunizmit shqiptar nis me një vizitë në “Shtëpinë e Gjetheve”, një nga më interesantët dhe më të diskutueshmit në Tiranë. Atje shihen mjete survejimi të kohës, tregohet si fshiheshin çimkat në objekte dhe shtëpi apo edhe një pallto në të cilën fshihej një aparat fotografik për t’u përdorur për spiunazh. Një film shfaqet vazhdimisht në muze.

BUNK’ART është një kryevepër e vërtetë e artit bashkëkohor, një bunker që daton nga epoka e Luftës së Ftohtë që tani mban një nga muzetë më eksperimentalë në kryeqytetin shqiptar. Në këtë hapësirë ekspozite nëntokësore, historia dhe arti bashkëkohor ndërveprojnë. Projekti BUNK’ART mori formë në vitin 2014 në periferi të Tiranës me hapjen e BUNK’ART 1. Ai vazhdoi në nëntor 2016 me hapjen e BUNK’ART 2, në qendër të kryeqytetit. Një tjetër vend që duhet parë është burgu i Spaçit. Ai strehoi kundërshtarët e regjimit komunist deri në vitin 1991, vit i rënies së diktaturës, dhe funksionoi edhe më gjatë se gulagët e BRSS. Të burgosurit atje u detyruan të bënin në një jetë çnjerëzore, të punonin në minierat e bakrit që ndodheshin pranë strukturës. “Një ferr i vërtetë” siç dëshmojnë të mbijetuarit, të cilët do të ruajnë përgjithmonë në kujtesë mizoritë e kryera gjatë viteve më të errëta të historisë shqiptare.

Nga Veriu në Jug, një natyrë që ka gjithçka për t’u pëlqyer

Shqipëria, një territor që ndodhet mes Ballkanit dhe Detit Mesdhe, aspiron të integrohet shumë shpejt në BE dhe ka përfituar prej vitesh nga lëvizja e lirë e njerëzve në zonën Shengen.

Vendi është i famshëm sidomos për mikpritjen e të huajve. Riviera shqiptare shtrihet në më tepër se 100 km nga Vlora në Sarandë.

Në të gjejmë male që dominojnë bregdetin shkëmbor, ndërsa plazhet e Gjipesë dhe Palasës, me rërën e bardhë dhe nuancat e blusë, janë ndër më të bukurat në vend. Parku arkeologjik i Butrintit dhe teatri i tij madhështor romak, i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore dhe do të jetë pjesë e udhëtimit.

Bukuritë e Veriut si në dimër dhe në verë

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, në zemër të Alpeve, ofron peizazhe të mahnitëse dhe të paprekura, ujëvara, pyje dhe lugina që lënë pa fjalë çdo amator të ecjes malore.

Në Vjosë dhe Osum praktikohet rafting dhe gjatë një ndalese në Përmet, mund të shijohet mish bio, produkte qumështi dhe veçanërisht glikoja e famshm e rrethit që mbetet në majat e artit të kuzhinës.

Ata që janë të dhënë pas historisë duhet të vizitojnë edhe Gjirokastrën dhe Beratin, ndërsa në Korçë gjendet ai që vendasit e quajnë “Parisi i vogël”. Në qytetin antik të Apolonisë, rrënojat dëshmojnë të kaluarën e tij të lavdishme. Dhe pamja përtej kodrave është një burim frymëzimi për ata që pëlqejnë fotografinë.

Një arsye më shumë për të vizituar Tiranën në 2022

Tirana është një metropol i përshtatshëm për të gjithë udhëtarët! Muzeumet apo teatri, shëtitjet në natyrë, monumentet historike dhe aktivitetet kulturore, ka diçka për të gjithë.

Nuk mund të mos përshkohet edhe lagjja e Bllokut (zonë e autorizuar më parë vetëm për drejtuesit), vendi i qytetit që jeton nga klubet e natës dhe performancat e muzikës live. Një lagje herë e thjeshtë, herë mondane.

Gjithsesi, pjesa më e gjallë e qytetit dhe që gjithmonë zien. Krahas takimeve me njerëz që e duan jetën dhe e shijojnë çdo moment, 2022 ofron një arsye më shumë për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

I shpallur Kryeqytet Europian i Rinisë për një vit, gjatë kësaj periudhe do të ofrohet një gamë e gjerë aktivitetesh rreth temave të ndryshme. Dhe sigurisht, tema kryesore është rinia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.