Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më shumë se...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e...

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbimit...

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për...

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut...

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

“Revanshi”/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

6 Dhjetor 15:00

Prokuroria e Posaçme kërkon të vërë në bankën e të akuzuarve 27 të pandehur për krime shumë të rënda.

Mes tyre bën pjesë ish-deputeti socialist Arben Ndoka, në rolin e krijuesit dhe organizuesit të një grupi kriminal që në shënjestër kishte vrasjen e dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

SPAK ka arritur të zbardhë se në fakt ish-deputeti ka bashkëpunuar me disa krerë grupesh të tjerë, siç ishte edhe i shumëkërkuari, njëherësh i shpallur i zhdukur, Ervis Martinaj. Ky i fundit kërkonte të ekzekutimin e vëllezërve, ç’ka bëri që mes tyre të lindtte një aleancë e që përfundoi me plagosjen e Durim Bamit.

Megjithatë nga ana e tij, i ashtuquajturi, bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj rezulton si krijues dhe financues e një tjetër grupi kriminal për të siguruar kushtet që të vrasë edhe 5 persona të tjerë. Mes tyre bën pjesë edhe aleati i tij i dikurshëm Leonard Duka.

“Janë organizuar prej qershorit 2020 për vrasjen e shtetasit, Durim Bami, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me këtë shtetas. Më datë 4.11.2020, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pa leje, shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë Krujë. Ata po udhëtonin me një autoveturë Range Rover, ngjyrë e zezë me targa italiane, ndërsa pasagjer ka qenë djali i hallës së tij, Ervin Kodra”, thotë SPAK.

Në njoftimin e gjatë të prokurorisë së posaçme vihet re përplasja e dhunshme e secilit grup në asgjësimin e tjetrit.

Edhe Durim Bami është pjesë e listës së personave ndaj të cilëve SPAK kërkon gjykimin. Nga ana e tij, edhe ai drejtues i një tjetër grupi kriminal akuzohet se ka kërkuar të vrasë pikërisht ish- ligjvënësin socialist, Arben Ndoka dhe dy persona të tjerë, ushtarë të Ervis Martinajt. Bami ka bashkëpunuar me Endrit Doklen për të kryer vrasjet, ndërsa për të trafikuar drogë ka pasur bashkëpunëtorë nga radhët e policisë së shtetit.

“I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike”, njofton SPAK.

Por jo vetëm kaq, janë vënë nën akuzë edhe ish drejtori i policisë së Lezhës, Henrigert Mitri dhe Klodian Shahini, shefi i seksionit që lufton narkotikët.

 “Gjithashtu, provohet se në zonën e Qarkut të Lezhës, si dhe në zonën e Krujës gjatë muajve maj-shtator 2020, ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në kultivimin e kanabis sativa një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga një shtetas i paidentifikuar.  Në këtë veprimtari janë përfshirë shtetasit:

*Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë Shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë

*Henerigert Mitri me detyrë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Ata, duke përdorur detyrën kanë favorizuar kultivimin e kanabisit dhe i kanë dhënë informacione të brendshme policore drejtuesit të grupit si dhe kanë ndihmuar në shmangien e kontrolleve policiore në parcelat ku kultivohej lënda narkotike. I përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm në rolin e bashkëpunëtorit ka qenë dhe i pandehuri Elton Zalla. Në banesën e këtij të fundit, më 20.9.2020 u gjetën 202 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje, përpunimi dhe ambalazhimi.

Me cilësinë e Drejtorit Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë periudhës kohore janar-shtator 2020, Henerigert Mitri duke komunikuar me përdorues të ndryshëm të aplikacionit ScyECC, me dashje, nuk ka ushtruar detyrat e tij funksionale duke lejuar ushtrimin e lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, thotë SPAK.

 LEXO NJOFTIMIN E PLOTË TË SPAK 

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
27 persona Revanshi SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Një fishek dhe një letër në derë të shtëpisë, 56-vjeçari nga Vora kërcënon kushëririn me jetë: Më jep 300 mijë euro

më shumë...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e atentatit! “Golf-i” i autorëve i vjedhur në Elbasan

më shumë...

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit të gurit në Gjirokastër thonë se të rinjtë nuk kanë interes

më shumë...

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:24

Një fishek dhe një letër në derë...

12:20

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më...

12:17

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte...

12:10

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit...

11:40

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis...

11:37

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa PDK-në, kush...

11:12

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e...

10:50

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të...

10:48

Kriza politike në Kosovë, PDK tërheq kandidaturën...

10:37

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici...

10:19

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon...

10:11

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e...

10:02

Gjendet një automjet i djegur dhe armë...

9:55

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë...

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

8:32

“Një surprizë mund t’ju ndryshojë humorin”, parashikimi...

8:23

“Troket” vjeshta, ulen temperaturat, si do të...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • “Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e s...
  • Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje af...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.