Mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të afër të Ukrainës nga Rusia, sipërmarrësi Ervin Resuli u shpreh në “Quo Vadis” se nëse fillon lufta, Serbia dhe Rusia mund t’i vendosë Shqipërisë embargo për drithëra. E sipas tij, kjo masë, do ta dëmtonte vendin tonë.

 

“Nëse nesër kërcet lufta, nëse Serbia dhe Rusia na vendosin embargo për drithëra, si do t’ia bëjmë? Në ansjë masë, në asnë skemë, drithërat nuk stimulohen. Shqipëria nuk konkurron dot Rusinë me drithëra, zero, nuk i hyjmë kësaj, por ama Shqipëria mund të prodhojë mjaftueshëm për të zbutur importet e drithërave nga shtetet e tjera, për të mos qenë e varur. Nëse jemi sot në një krizë sa i përket rritjes së mishit apo bulemtit është për të vetmen arsye se varësinë e drithërave e kemi prej Serbisë e Rusisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *