Subscribe

Nga muaji maj kohë kur u hapën baret dhe restorantet ky sektor është përballur me një rënie drastike të xhiros. Për shkak edhe të virusit njerëzit kanë reduktuar frekuentimin e tyre, por jo vetëm.

Protokolli që duhet të zbatojnë nuk lejon të funksionojnë në ambientet e brendshme. Por pikëpyetja që shoqëron këtë sektor është çdo të ndodhë në ditët në vijim teksa dimri është ne prag.

 

Kriza vazhdon. Edhe në shtator sinjalet nuk janë aspak optimiste. Klientet janë përgjysmuar. Shpresja jonë e vetme është ndryshimi i rregullores si dhe mos të kemi temperatura ekstreme ne mënryë që të largohen edhe ata kliente qe janë. –shprehet Enri Jahaj nga shoqata e bareve dhe restoranteve.

 

Menaxherët e lokaleve thonë klientet janë stepur  nga frika e virusit por edhe nga kriza financiare.

 

 

Por si është gjëndja e këtij sektori pas  një vere të pazakontë që kaluam.

 

Sektori është si një i sëmurë që mezi po e mer veten. Baret e vogla janë jo në falimentim por janë në rrënim, pasi janë futur në spirale borxhesh. Ndërsa kompanitë e mëdha po ecin më hapa shumë të ngadaltë.

 

Bizneset e fushës apelojnë që autoritetet të vendosin sa më parë lidhur me protokollin e ri, në mënyrë që pas një vere të pazakontë, vjeshta dhe dimri të mos i gjejë të papërgatitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *