Subscribe

Këto janë 5 pavijonet që përmbajnë mbi 2000 objekte në Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Që prej vitit 1985 në këtë hapësirë, e cila është e para e hapur fill pas Luftës së Dytë Botërore, nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen dhe restaurimin. Akademia e Studimeve Albanologjike ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të menjëhershme që do të fillojë brenda këtij muaji.

 

LUAN PERZHITA

REKTORI I ASA

“Mendoj që ta fillojmë këtë punë me gjërat që janë emergjente siç janë sistemi i ndriçimit, sistemi i alarmit, i zjarrit, sisteme të tjera që kanë të bëjnë me këtë godinë sistemime që kanë të bëjnë me këto objekte arkeologjike si fazë e parë e saj dhe kemi llogaritur diku te 6 milion lekë të reja. Problemi është më tepër i anës metodologjike, estetike dhe të marrëdhënies midis objektit dhe vizitorit.”

 

Por përveç problemeve në infrastrukturë shqetësuese mbetet dhe mungesa e hapësirave të kësaj godine.

 

LUAN PERZHITA

REKTORI I ASA

“Çdo vit ka dendësinë e tij të gjetjes dhe kjo për momentin ka filluar të ndihet një lloj kufizimi i hapësirës që ne kemi nevojë kjo dhe për arsye se këto hapësira kërkojnë që të realizohet është përpunimi arkeologjik edhe restaurimi konservimi apo dhe dixhitalizimi i këtyre objekteve.”

 

Gjendja aktuale ku ekspozohen objektet më me vlerë të trashëgimisë arkeologjike është e mjerueshme, ndaj arkeologu Neritan Ceka shprehet se Shqipëria meriton një tjetër Muze Arkeologjik më dinjitoz.

 

NERITAN CEKA

ARKEOLOG

“Gjendja është ajo që shikoni, pra vitrinat janë me xhamat e Kavajës me ato mundësi ndriçimi që ishte në atë kohë, por alestimi shkencor është i përsosur.. Ka pasur një mendim që do ishte Piramida vendi ku do ndërtohej një muze arkeologjik. Pas shumë variantesh gjetën një zgjidhje është ajo që po bëhet. E gjithë kjo nuk mund të fillohet në atë ambient që është do kemi një ripërtëritje por jo një riekspozim të materialit arkeologjik, por s’do kemi Muzeun Arkeologjik që meriton Shqipëria.”

 

Restaurimi i këtyre ambienteve do të shërbejë jo vetëm për ta shndërruar muzeun me kushte më bashkëkohore, por do të zgjerohet dhe kalendari i veprimtarive që organizohet në këtë hapësirë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *