E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Kulturë

Restaurohet kisha e Shën Jovanit në fshatin Boboshticë

Ilustrim · Vizion Plus

Kanë për funduar punimet e restaurimit në kishën e Shën Jovanit në fshatin Boboshticë. Ndërhyrja në çatinë e kishës është realizuar nga ekipi i mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare.

 

Drejtori i saj Gjergji Koki njofton se është punuar intensivisht mbi dy javë për restaurimin e çatisë, zëvendësimin e petavrave të dëmtuara, vendosjen e shtresës hidroizoluese në të gjithë sipërfaqen e çatisë dhe zëvendësimin e tjegullave të dëmtuara.

 

Kisha e Shën Jovanit është objekti i katërt monument kulture që po ndërhyet në Qarkun e Korçës, nga ekipi i mirëmbajtjes së DRKKK. Ndërhyrje ka patur gjatë sezonit të verës edhe në kisha të zonës së Kolonjës e Vithkuqit.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh