Heqja e pllakave të gurit në Gjirokastër me qëllim restaurimin e tyre, ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik gjatë ditëve të fundit.

Vetë banorët e këtij qyteti shprehen shqetësim për këtë veprim të Ministrisë së Kulturës.

Vetë numri një I këtij institucioni, Elva Margariti komentoi nga qyteti I Elbasanit restaurimin e rrugicave të qytetit të gurtë të Gjirokastrës.

Ministrja Margariti se janë bërë konsultime dhe është marrë dakortësia e UNESCO-s për këtë restaurim.

 

“Jemi ne  2019 dhe ka nevoje të nderhyjmë në Gjirokastër. Për këtë gjë jemi konsultuar edhe me UNESCO. Ndersa sa I takon zërave kunder, ato kanë ardhur nga individe dhe grupe të cilët nuk janë përfshirë në këtë projekt që nuk cenon aspak historine e Gjirokastrës dhe identitetin e saj”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *