E diel, 11 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:00 Në vijim ora 01:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan”, Kina shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me presidentin e ri

Kina thotë se shpreson për “bashkëjetesë paqësore” me SHBA-në, ndërsa Trump është dreëjt rrugës së fitores si President i SHBA-së, duke mundur kështu rivalen e tij demokrate, Kamala Harris.

“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe të trajtojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë.

Reklamë

“Politika jonë ndaj Shteteve të Bashkuara ka qenë konsistente,” shtoi ajo.

Mao nuk komentoi drejtpërdrejt mundësinë e rizgjedhjes së Trump, por tha se “zgjedhjet presidenciale janë një çështje e brendshme” e SHBA.

“Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Pasi të publikohen dhe shpallen zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, ne do të trajtojmë çështjet e lidhura në përputhje me praktikën e zakonshme,” shtoi ajo kur u pyet nëse presidenti kinez Xi Jinping do ta telefononte Trumpin për ta uruar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë