Reshjet e dendura kanë sjellë rrëshqitje dherash në fshatin Xhaferaj, Kukës. Si pasojë raportohet se një banesë rrezikon shembjen e njëkohësisht rrezikohet edhe jeta e familjes që jeton në të.
Raportohet se pas shkrirjes së dëborës shpati i malit ka lëvizur, duke dëmtuar strukturën përdhesë të themeleve të banesës së familjes Mema.
Nga ana tjetër, shtabi i EC pranë bashkisë Kukës po vlerëson situatën dhe ka kërkuar largimin e anëtarëve të kësaj familje nga banesa./vizionplus.tv/