E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 31 minuta më parë
Vendi

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, këto janë numrat ku mund të kërkoni ndihmë

Për tre ditët e ardhshme, Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të jetë e përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa ka bërë publike edhe numrat e emergjencës për çdo problematikë që mund të kenë qytetarët.

‘Të kujdesemi për njëri-tjetrin. Mirëmëngjes! Këto 3 ditë parashikohen plot shi e stuhi, ndaj të evitojmë levizje të panevojshme e të bashkepunojmë me emergjencat civile dhe Bashkinë në numrat 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje”, shkruan Veliaj./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë