Ditën e nesërme, duke filluar nga ora 12:00, jashtë gjirit të Vlorës priten kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike me erë 15 m/s dhe dallgë me lartësi 1.0 – 1.5 metra.
Autoritetet detare njoftojnë se do ndalohen nisjet e mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit drejt detit të hapur, duke nisur nga ora 10:00 e paradites.
Përmirësimi i motit pritet pas orës 08:00 të datës 31 gusht 2025.
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike detare
Data: 30.08.2025
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 30.08.2025 duke filluar nga ora 12:00, kushtet detare do të jenë:
- Drejtimi i erës: Jug – Juglindje
- Forca e erës: deri 5–6 bft
- Shpejtësia e erës: 10–15 m/s
- Lartësia e dallgës: 1.00 – 1.50 metra
Në këtë kuadër:
- Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që duan të operojnë jashtë gjirit të Vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 30.08.2025.
- Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe Himarës duhet të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe të marrin masa për sigurimin e tyre.
- Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
- Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
- Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të ndodhë pas orës 08:00 të datës 31.08.2025.
Pra, është i ndaluar lundrimi nga ora 10:00 deri në orën 23:00, datë 30.08.2025 vetëm për mjetet e vogla lundruese që synojnë të dalin jashtë gjirit të Vlorës.
Brenda gjirit të Vlorës, lundrimi lejohet.





