E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshje shiu dhe dëbore në lartësitë mbi 1000 m, parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore, verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000 metër, juglindje 1100-1300 metër mbi nivelin e detit.

Gjatë ditës, temperaturat pritet të ngjiten deri në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s. Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 4-6 ballë.

Vazhdo të lexosh