Kjo e diel riktheu kohën e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Në malësitë e Shkodrës, bora ka zbardhur pjesën më të madhe të territorit.
Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike.
Po ashtu edhe akset rrugore si Hani i Hotit– Tamarë, Vermosh dhe Boge-Theth janë të kalueshme.
Megjithatë autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin goma dimërore.





