Subscribe

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Korçës.

 

Akset rrugore, aktualisht janë të hapura dhe deri tani nuk janë paraqitur probleme.

 

“Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë, me qëllim që të mos krijojnë problematika dhe pengesa në rrugë. Në akset rrugore Qafë Thanë-Pogradec-Qafë Plloçë-Korçë-Kapshticë; Boboshticë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit, drejtuesit duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore, për shkak të reshjeve më intensive të borës. Gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve.

#Telefononi_129”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.