Ndërsa ligjvenesit republikan po planifikojne nje  hetim per presidentin demokrat Joe Biden, Shtepias e Bardhe ka reaguar duke I quajtur përpjekje të pabaza.

 

Një nga zëdhënëset bëri të ditur se asnjë dëshmi nuk është paraqitur nga republikanët ndaj presidentit Biden dhe as për djalin e tij, Hunter Biden.

 

Hetimi I republikanëve është fokusuar te fakti nëse presidenti ka përfituar nga marrdheniet e biznesit të djalit të tij. Por sipas Shtëpisë së bardhë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, është vënë në lëvozje nga presioni I ligjvënësve republikanë.

 

“Kjo tregon se si një gjë bëhet në mënyrë të paligjshme. Ata po e ndjekin politikisht presidentin, e jo të vërtetën. Ata janë shfaqur pa asnjë prove se ai ka bere dicka te gabuar” – ka deklaruar zëdhënësja.

 

Përfshirja në hetim për disa akuza ndaj Joe Biden vjen në kohën kur palët janë përfshirë në përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ku Biden ka shfaqur ambicien për një tjetër mandat në krye të shtëpisë së bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *