E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rënie gurësh në disa akse të Kukësit, dëmtohet ujësjellësi në Tropojë nga moti i keq

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu e sidomos në Bashkinë e Tropojës me intensitet të lartë të shoqëruara dhe me erëra të forta.

Si pasojë e kësaj situate të motit akset rrugore nacionale vazhdojnë të jenë në trusninë e rënies sē gurëve e dherave.

Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Pasojë e reshjeve të rëna kemi dëme në akset rrugore bashkiake e sidomos në akset rrugore rurale të Nj.A Tropojë e vjetër.Në këtë rajon për gjatë rrugës së Sylbicës është dëmtuar Ujësjellësi i Tropojës e për pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë i popullates.

Probleme ka dhe në aksin rrugor Dushaj-Lekbiba.

Vazhdo të lexosh

Reklamë