E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Rënie e pandalshme e lindjeve, INSTAT: Prill-qershor, 7.4 % më pak lindje se një vit më parë

Në Shqipëri vijon të bjerë numri i lindjeve. Gjatë muajve prill-qershor, sipas INSTAT, u regjistruan afro 5 mijë lindje, duke shënuar rënie me 7.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024.

Reklamë

Duke vijuar krahasimin me një vit më parë, vetëm qarku i Kukësit shënoi rritje të numrit të lindjeve, në raport me vitin e kaluar, ndërsa 11 qarqe të tjera regjistruan rënie.

Reklamë

Si tremujor, qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje.

Nga ana tjetër, në tremujorin e dytë u regjistruan vetëm 48 vdekje më pak se lindje, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të rezultojë pozitive për këtë periudhë.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve ishte Kukësi me 119 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë Tirana me 1.291 vdekje.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë