Subscribe

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve. Alban Zusi e sheh ekonominë shqiptare të pashpresë nëse vijohet të logjikohet siç është bërë deri më sot.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Zusi tha se nuk zhvillohet vendi vetëm me muskuj dhe kamarierë, por duhet kërkim shkencor.

Ai tha se e vetmja mënyrë për të arritur Europën ëhstë përmes mendjes.

Pjesë nga biseda:

Zusi: Nuk zhvillohet ekonomia vetëm me juristë dhe kamareirë, do edhe inxhinierin, informaticienin.

Borakaj: Çfarë prodhojmë ne sot?

Zusi: Prodhojmë shumë gjëra, mund të prodhonim edhe më shumë. Gjithë raportet e BB thotë që Shqipëria duhet të rrisë vlerën e produkteve. Ne sot eklsportojmë lëndë të para në nivelin minimalist. Nëse vazhdojmë kështu nuk e arrijmë Europën. Europa nuk arrihet me muskuj, por me mendje, Nuk ka fonde për kërkim shkencor. /Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *