Subscribe

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me RENEA ka bërë të munduar kapjen e 39-vjeçarit që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm të Lezhës në vitin 2020, ku mbetën të vrarë me armë zjarri rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni.

 

Në pranga përfundoi Edmond Përdoda, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

 

Gjatë kontrollit të banesës së tij, uniformat blu  gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

 

 

Dyshohet se Përdoda e ka kryer krimin në bashkëpunim me të vëllanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *