Subscribe

Rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në fshatin Grudë të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos i shpallur në kërkim si i dyshuar për dosjen “Metamorfoza”.

Këto janë momentet kur efektivët mësyjnë në banesën e vëllait të tij , Elkier Hato, por nuk gjetën asnjë gjurmë të të shumëkërkuarit.

Lexo edhe :

Related Posts

Forcave të policisë iu desh të hipin mbi muret rrethuese dhe të presin telat me gjemba që rrethojnë këtë shtëpi ku mendohej se strehohej Eljon Hato. Gjatë operacionit, Forcat Speciale u ndeshën me dy qenë dhe për ti neutralizuar qëlluan ndaj tyre. Njëra nga kafshët u vra, ndërsa tjetra u plagos.

Pasi hynë në banesë efektivët gjetën vëllain e Eljonit, Elkier Hato. Ky i fundit në një deklaratë për mediat, duke mos preferuar të tregojë fytyrën lëshoi akuzat të forta ndaj drejtuesve të policisë së Shkodrës.

ELKIER HATO: efektivët kanë zhvilluar një kontroll të dhunshëm në banesë si asnjëherë më parë pa mandat kontrolli, ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri ndaj qenve në oborrin e shtëpisë në të cilën nuk ndodhej askush. Familja është terrorizuar nga kontrollet e policisë.

Hato tha se nuk e ka idenë se ku ndodhet vëllai i tij që është i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza” dhe shton se nuk dorëzohet pasi edhe i vëllai nuk ka besim tek policia.

Eljon Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në ngjarjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha . I konsideruar si një nga më besnikët  e Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *