Subscribe

Ashtu siç ishte parashikuar, gripi dhe virozat e stinës po mbizotërojnë, duke rritur çdo ditë numrin e të prekurve. Jo vetëm fëmijët por edhe të moshuarit po vuajnë pasojat.

 

TE MOSHUAR

 

“Ne pleqtë më tepër me viroza jemi, njeherë një kollë, njëherë një kollë tjetër. Këtë vit se kam brëë vaksinën.”

 

“Kam bërë vaksinën e gripit sepse kjo më ndihmon më shumë dhe e kam bërë vit për vit”.

 

Situata e gripit po rëndohet, pasi numri i të infektuarve jo vetëm që po rritet por shumica e tyre bëjnë komplikacione si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje, ndaj kërkojnë shtrim. Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ janë rreth 60 pacientë që paraqiten çdo ditë në sanatorium.

 

ARBEN TANKA

MJEKU PNEUMOLOG NË SPITALIN “SHEFQET NDROQI”

 

“Në spitalin tonë ka më shumë fluks pacientësh. Në urgjenca paraqiten mesatarisht 45 deri në 60 në ditë. Rastet që ne hospitalizojmë janë raste që bjënë komplikacione nga gripi që mund të jenë pneumonitë, spoku, asmat e acaruara me infeksion dytësor, bronkitet dhe problematika të tjera”. 

 

Viruset gripale nuk po kursejnë asnjë moshë, por në qendrat shëndetësore dominon mosha mbi 60 vjeç të cilët kanë dhe sëmundje të tjera.

 

 

BESAR HYSI 

MJEK FAMILJE

 

“Më të shpeshtë që paraqiten tek mjeku janë pacientët me sëmundje kronike dhe ata që janë mbi 60 vjec, por edhe mosha më të mëdha. Kemi raste të pacientëve me grupmosha të ndryshme.”

 

Mjekët bëjnë apel për vaksinim, veçanërisht për grupet e riskut pasi kurba e të prekurve mendohet të arrijë pikun në fund të muajin janar dhe fillim të muajit shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *