Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarreve, që kanë përfshirë një nga ishujt në Havai. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Zjarret e furishme të përhapura nga erërat e forta të uraganit “Dora” përfshinë ishullin Maui, duke lënë pas qindra ndërtesa e makina të shkrumbuara. Flakët shpërthyen menjëherë, duke detyruar banorët e ishullit të zhyten në oqean për të shpëtuar.

 

Mijëra persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi në zonën e zjarreve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë punën për gjetjen e te zhdukurve.

 

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët nga toka dhe ajri, ndërkohë që autoritetet i kanë bërë thirrje vizitorëve të mos shkojnë në ishullin turistik deri në normalizim të situatës.

 

Presidenti Joe Biden tha më herët se ka urdhëruar angazhimin e të gjitha mjeteve federale për të ndihmuar operacionet e kërkim shpëtimit, ndërsa reagim ka bërë edhe ish-presidenti Obama i cili ka lindur në Havai.

 

Zjarret janë ngjarja më e fundit në një sërë problematikash të shkaktuara nga moti i skajshëm në gjithë globin këtë verë. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit gjasat për ngjarje të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *