E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rëndohet akuza për Ilir Beqajn, Gjykata urdhëron SPAK: Akuza e re, vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës si grup kriminal

Rëndohet pozita ligjore ndaj ish- ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjykata e Posaçme i kërkoi SPAK që ndaj ish- numrit një të kësaj ministrie, vartësit të tij, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të rikualifikohet vepra penale për çështjen e Sterilizimit, pasi vetëm shpërdorimi i detyrës nuk është i mjaftueshëm.

Reklamë

Gjyqtarja që ka në duar dosjen, Flojera Davidhi, i kërkoi prokurorit të posaçëm, Edvin Kondili, zëvendësimin e akuzës së mëparshme me atë të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Por jo vetëm kaq, të tre të pandehurit tashmë akuzohen se vjedhjen përmes shpërdorimit e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal.

SPAK e pranoi kërkesën e gjyqtares, ndërsa u shpreh se akuza e ngritur prej tyre më herët qëndron.

Ish- Ministri Ilir Beqaj, nuk e priti mirë rikualifikimin e akuzës, duke ngritur pyetjen se ku janë paratë e vjedhura për të cilat akuzohet, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj humbi ndjenjat brenda në sallë.

Po ashtu, Gjykata kërkoi hetimin e pronarit të njërës prej kompanive që fitoi tenderin e koncesionit, italianit, Umberto Staccini dhe të rolit të ministrisë së financave.

Ndryshimi mes akuzave është në vitet e dënimit, nëse të pandehurit shpallen fajtorë. Kështu, nëse shpërdorimi i detyrës ka një marzh dënimi deri në 7 vjet, vjedhja duke shpërdoruar detyrën, parashikon dënimin deri në 10 vjet heqje lirie.

Megjithatë, edhe sot, nuk u arrit të merrej një vendim për fatin e dosjes së sterilizimit nëse do të kalojë apo jo për gjykim. Seanca që do të vendosë për këtë vendimmarrje, u shty për në datën 9 janar. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë