Subscribe

Në auditor apo online: është ende e paqartë se si do të nisë viti i ri akademik, ndërsa akoma nuk është vendosur një datë fikse se kur studentët do të fillojne procesin mësimor, por pritshmëritë janë nga mesi i muajit tetor.

 

ARTAN HOXHA

REKTOR I UNIVERSITETIT TE TIRANES

 

“Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Dëshira jonë është të jemi në auditor, mundësia mund të mos na e lejojë.”

 

Rektori i universitetit Artan Hoxha bëri thirrje për vaksinim drejtuar pedagogëve e studentëve, por nenvizoi  se kjo duhet të jetë me vullnetin e tyre të lirë.

 

ARTAN HOXHA

REKTOR I UNIVERSITETIT TE TIRANES

 

“Mesazhi im është që ajo që sot shkenca ka arritur është vaksinimi i popullsisë. Unë mendoj se vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm, vaksinimi duhet të jete një vlerësim i gjithësecilit, por ajo që duhet të dimë është që interesi publik në disa raste mund të cënojë edhe të drejtat e individit, sepse individi qëndron në shoqëri dhe se pasojat në një rast të tillë ja jep edhe shoqërisë. Kështu që unë besoj që me anë të vaksinimit këtë pandemi ta kalojmë me sa më pak humbje. Mbi 75 perqind e stafi akademik është vaksinuar deri tani.”

 

Deri më tani të dhënat tregojnë se në uiversitetin e Tiranës janë vaksinuar mbi 75% e stafit akademik.

Pak kohë  më parë komiteti teknik i ekspertëve vendosi që hyrja në auditorë të lejiohet vetëm për të rinjtë e vaksinuar. Ata që refuzojnë, duhet të kryejnë rregullisht testet, ose të ndjekin mësimin në forma alternative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *