E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rekordi/ Dy orë e gjysmë i zhytur në një vaskë me kuba akulli

I zhytur ulur në një vaskë të mbushur me kube akulli që arrinin deri në qafë dhe lakuriq përveç një kostum noti: Austriaku Josef Koeberl qëndroi në këtë pozicion të palëvizshëm për dy orë e gjysmë duke thyer me gjysmë ore rekordin e mëparshëm që vetë ai e vendosi vitin e kaluar.

 

Ngjarja u mbajt, si vitin e kaluar, në qytetin austriak Melk, ku një turmë e vogël tifozësh u mblodhën për të parë shfaqjen.

 

Reklamë

Më shumë sesa shmangia e ngrirjes dhe hipotermisë, përpjekja më e madhe që Koeberl bëri ishte të duronte dhimbjen e madhe që pushton tërë trupin në kontakt të drejtpërdrejtë me akullin.

 

“Unë e luftoj dhimbjen duke vizualizuar dhe sjellë në mendjen time vetëm emocione pozitive. Kështu që unë jam në gjendje të zbus këtë valë dhimbjeje,” tha Koeberl i cituar nga britanikja “The Guardian”.

 

“Unë u ndjeva mirë”, shtoi austriaku, kur lëkura e zhveshur gjysmë e ngrirë ishte përsëri në kontakt me diellin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë