Autoritetet franceze bënë të ditur se 607 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 këtë të martë në këtë vend vetëm në spitale. Mirëpo shifra në total në 24 orët e fundit është gati dyfish duke llogaritur edhe viktimat në shtëpitë e të moshuarve që realisht kanë qënë këto kohe.

Shifra totale e viktimave në France ka shkuar tashmë në 10328.

Autoritetet thonë se pjesa dërrmuese 7091 persona kanë vdekur në spitale, mirëpo kësaj shifre I shtohen edhe mbi 3 mijë viktima në azile dhe në shtëpi, ku viktimat janë mosha të vjetra mbi 80 vjec.

Franca këtë të martë ka pasur edhe një rekord rastesh të reja, mbi 11 mijë në vetëm 24 orë.

Kjo ka bërë që totali I të infektuarve në këtë vend të kap shifren  109 mijë e 69.

Nga te dhenat e autoriteteve mbi 7 mije persona qe ndodhen ne spital jane ne gjendje kritike per jeten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *