E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rekord në maratonën e Vjenës, Kipchoge përshkon mbi 42 km në më pak se dy orë

Eliud Kipchoge ka shkruar historinë duke marrë  titullin e njeriut të parë që përshkoi mbi 42 kilometra në më pak se dy orë.

 

Në maratonën e zhvilluar në Vjenë, atleti kenian vrapoi 42,19 kilometra për 1 ore 59 minuta e 40 sekonda.

 

Reklamë

Edhe pse  nuk llogaritet si një rekord zyrtar botëror, për shkak se garuesit ishin përzgjedhur, arritja e Kenianit është e jashtëzakonshme .Ai vrapoi mesatarisht me një ritëm prej katër minutash e gjysmë në milje.

 

34 vjeçari Eliud Kipchoge , tetë herë fitues i kësaj maratone dhe tre herë fitues i  medaljes olimpike, mban edhe  rekordin zyrtar vendosur në Maratonën e Berlinit vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë