E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Rekomandim për negociatat për anëtarësim në BE, por nuk ka datë”

 

Komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn nuk ka përcaktuar nje date per hapjen e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian, duke theksuar se cilësia e procesit te integrimit është e rëndësishme e jo shpjetesia.

 

Pas takimit informal te kryeministrave te Ballkanit Perëndimor ne Durrës, gjate deklaratës se përbashkët me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Hahn theksoi se Brukseli pret nga qeveria e re rezultate ne zbatimin e reformës ne drejtësi e veçanërisht vetingut dhe Tirana zyrtare duhet te punoje qe raporti i Komisionit Europian pranverën e ardhshme te japë rekomandim pozitiv.

Reklamë

 

“Zgjedhjet e lira e transparente ishin nje prej kushteve per te ecur përpara, tani qe ka nje rezultat te qarte i cili ndoshta nuk pritej nga shume, por gjithashtu është nje mundësi, sepse nuk ka me justifikime, ka vendime te qarte politike, vendime te marra nga votuesit e tani ne mund te ecim me fazën e zbatimit dhe shume shpejt ne do te shohim rezultatet e para konkrete persa i takon procesit te famshëm te vetingut. U tha edhe nga kryeministri se ka pasur progres te admirueshëm ne luftën kundër kultivimit te drogës dhe trafikut. Synimi ynë është qe te punojmë me qeverinë shqiptare per disa prej këtyre elementeve kyçe, përfshi edhe 5 prioritetet. E di qe ka interes kur do te jepet rekomandimi pozitiv, por edhe njëherë unë nuk dua te them apo te caktoj nje date sepse ka te beje me zgjuarsinë politike per te hedhur hapat e duhur ne kohen e duhur ne mënyre qe te pasohet me nje raport nga ana e komisionit, i cili do te pranohet nga vendet anëtare ne momentin e duhur. Pra behet fjale per cilësi e jo per shpejtësi.”

 

Kryeministri Edi Rama i cili te dielën do te beje publike edhe emrat e anëtareve te kabinetit me kalimin e testit te zgjedhjeve, u angazhua per vazhdimin e reformave e luftën kundër drogës.

 

Komisioneri Hahn u ndal edhe tek problematika e azilkërkuesve, dhe kryeministri Edi Rama shfrytëzoi mundësinë per te reaguar edhe ne lidhje me per dokumentin qe mediat holandeze publikuan ne lidhje me kriminelet shqiptare

 

 “Ketë dua ta them publikisht, do te ishte jo realiste te besosh se mund te fitosh azil ne Bashkimin Europian si qytetar shqiptar. Është një përpjekje e pavlere, ju lutem mos e bëni. U jam mirënjohës autoriteteve shqiptare per përpjekjet dhe per uljen e numrit te azilkërkuesve.”

 

Procesi i vetingut pritet te nise ne shtator e me plotësimin e ketij kushti, Shqipëria pret rekomandimin pozitiv per hapjen e negociatave per anëtarësim nga komisioni ne pranverën e 2018 e miratim nga vendet anëtare ne qershorin e vitit te ardhshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë