Edy Reja do të qëndroje tek Shqipëria deri në vitin 2022.

Pavarësisht se ende nuk nga FSHF nuk kanë dalë me një komunikate zyrtare në lidhje me këtë cështje, intervista e Rejas e dhënë për RadioSei në Itali, duket se i sheshon dilemat.

 

Lidhur me qëndrimin e mundshëm tek Shqipëria ai ka pohuar:

 

 

 “Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë, më jep entuziazëm të madh. Do të kem në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet në aspektin futbollistik dhe nëse do të jem trajneri më i vjetër në qarkullimi, edhe unë do të isha i kënaqur. Ky është një vend i gjallë, ku gëlon jeta, i banuar nga njerëz që kanë shumë konsideratë për ne italianët. Ndoshta besojnë tek ne më shumë seç besojmë ne te vetja.

 

Pavarësisht se në vitin 2022 kur mbyllen eleminatoret e kupës së botës, italiani do të jetë plot 77 vjec, kjo nuk e ka penguar që të vazhdojë aventurën me kuqezinjte, një aventure e cila ka shkuar mirë në përgjithësi gjatë këtyre muajve, kur ai zëvëndësoi Panuccin e shkarkuar në muajin mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *