Rei Manaj mund t’i mbyllë zyrtarisht marrdhëniet me Sivasporin në ditët në vijim dhe mund të bëjë rikthimin e madh në një nga kampionatet më elitare të Europës, pikërisht aty ku nisi karrierën si futbollist, në Serie A.
Manaj i rritur në akademinë e Interit, por dhe debutues në ekipin e parë, mund të rikthehet të luajë në Sere A për skuadrën e Kremonezes, me të cilën ka luajtur edhe më herët përgjatë sezonit 2014-2015, ku ishte në formë huazimi, aty ku uajti 27 ndeshje dhe shënoi 2 gola.
Por rikthimi i tij në Serie A këtë herë pritet të jetë ndryshe, pasi vjen me më shumë eksperiencë ndërkombëtare mbi supe, më i pjekur si fizikisht ashtu edhe teknikisht.
Manaj shihet si një opsion konkret për të forcuar repartin ofensiv të Kremonezes, që kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për të qëndruar në Serie A.





