E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rei Manaj del nga spitali: Jam mirë, shpejt kthehem në fushë/VIDEO

Rei Manaj fatmirësisht është mirë.

 

Sulmuesi I kombëtares shqiptare kaloi një natë të vështirë të premten pas përplasjes së dhunshme me koke më një kundërshtar në duelin që skuadra e tij Albacete luajti në transferte kundër Granadës në Segunda Divizion në Spanjë.

 

Reklamë

Dëmtimi horror në minutëne  30 të pjesës së parë I ka frikësuar të gjithë pasi lojtari me origjinë nga Lushnja përd isa caste ishte pa ndjenja dhe u dërgua me urgjence ne spitalin lokal të Granadës.

 

Gjatë gjithë natës ai u mbajt nën vëzhgim nga mjeket dhe iu bënë analiza të detajuara përf të kuptuar nëse kishte pësuar apo jo dëmtime serioze në kokë. Paraprakisht u tha se goditjen Manaj e ka marrë në nofull, cka ka cuar edhe ne humbjen e ndjenjave.

 

Mesditën e kësaj të shtune sulmuesi I talentuar ka lënë spitalin por pikërisht në këtë moment ai ka bërë edhe një përshendetje për të gjithë fansat e tij dhe të Albacetes. Ai I falenderoi të gjithë për mbështetjen në një moment të vështirë duke thënë se ishte mirë dhe se shumë shpejt do të rikthehej në fushë.

 

Mesazhi I Rei Manaj u postua në faqet e klubit spanjoll në rrjetet sociale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë