Subscribe

Gjykata e Tiranës vulosi ligjshmërinë e Kuvendit të Partisë Demokratike të mbledhur në 11 dhjetorin e vitit të kaluar nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Gjyqtari Agron Zhukri regjistroi të gjitha vendimet e këtij Kuvendi, duke i dhënë ligjërisht Sali Berishës siglën dhe selinë e Partisë Demokratike.

 

IVI KASO
ANETAR I KOMISIONIT TE RITHEMELIMIT

“Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar dhe vendosi t’u kthejë demokratëve partinë e tyre. Sot ka vetëm një Parti Demokratike që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit dhe është e certifikuar me vendim gjykate. Juridikisht selia e Partisë Demokratike do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit”

 

Me njohjen e kuvendit te 11 dhjetorit nga gjykata; ligjërisht Lulzim Basha është i shkarkuar; sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj e Jorida Tabaku janë të shkarkuar; bashkë me ta edhe kryesia e PD, ndërkohë që Këshilli Kombëtar është i pezulluar. I vetmi institucion ligjor që drejton Partinë Demokratike është Komisioni i Rithemelimit.

 

Në 11 dhjetor, Sali Berisha thirri Kuvendin e Partisë Demokratike, të cilit iu bashkuan rreth 4.934 delegatë, nga më shumë se 7 mijë që numëron organi më i lartë i Partisë Demokratike. Kuvendi miratoi statutin e ri dhe shkarkoi Lulzim Bashën së bashku me drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike, duke ngritur Komisionin e Rithemelimit me 29 anëtarë.

 

Një javë më vonë, anëtarësia e Partisë Demokratike konfirmoi në referendum shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Por asnjë prej këtyre vendimeve nuk u njoh nga Lulzim Basha.

 

Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës se kush kishte të drejtë të përdorte siglën dhe selinë e Partisë Demokratike kulmoi me protestën e dhunshme të 8 janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *