Subscribe

Mbyllet faza e parë e regjistrimit të subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 37 është numri i partive që iu njihet e drejta për të marrë pjesë në parlamentaret e 25 Prillit. Përveç tyre janë miratuar edhe mbledhja e firmave për gjashtë kandidatë që do të garojnë si të pavarur në disa qarqe të vendit.

 

Mes subjekteve të regjistruara në përfundim të afatit ishte edhe Partia Social Demokrate. Miratimi i saj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit u bë pasi u ndryshua kryetari, nga Tom Doshi  te Ëngjëll Bejtaj.

 

Në 9 Shkurt kërkesa për regjistrim e PSD-së si subjekt politik mbante firmën dhe emrin e Tom Doshit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon saktësim të dokumentacionit.

 

Tre ditë më vonë, teksa ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bënte thirrje për mos-pjesëmarrjen në zgjedhje të Tom Doshit sepse është i korruptuar, social demokratët plotësuan dokumentacionin e kërkuara nga KQZ.

Emri i Doshit nuk figuron dhe në vend të tij me një vendim të gjykatës në 27 Janar të këtij viti, kryetar i PSD-së është Ëngjëll Bejtaj.

 

Ajo që ende nuk dihet është nëse emri i Tom Doshit pas largimit nga posti i kryetarit do të jetë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Social-Demokrate.

Pas regjistrimit si subjekte politike, afati i fundit për tu regjistruar si koalicione është 24 Shkurti. Deri më tani Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë të vetme, ndërsa Partia Demokratike ne koalicion me aleatet e saj si LZHK, PAA, PBDNJ, PDIU dhe PDK.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *