Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur të Gambias...

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet...

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet...

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën, Dembele realizon...

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e...

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën...

Regjistër për pedofilët/ Erisa Xhixho letër kryetares së Kuvendit: Ti trajtojmë me prioritet këto dy nisma

13 Nëntor 11:17

Erisa Xhixho publikoi letren që i ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për të kaluar në kuvend një projektligj që kërkon pasojen e një regjistri kombëtar të personave që kanë kryer krime seksuale.

 

Deputetja e LSI, ka kërkuar përshpejtimin e proçedurave për përfshirjen e të dy drafteve të paraqitura, njërin nga ajo dhe tjetrin nga Iris Luarasi në kalendarin e punimeve të Kuvendit, brenda ketij muaji që është edhe muaji “Fiongos Blu” që simbolizon ditët ndërkombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre.

 

 

Letra e plotë:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Më lejoni t’ju bëj me dije se më datë 5 nëntor 2021, kam depozituar sipas rregullores së Kuvendit, nismen time ligjore me objekt shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Regjistri Kombëtar i të dënuarve për krime seksuale”.

Meqenëse që prej shumë vitesh janë bërë përpjekje për të rregulluar me ligj mungesën në legjislacionin shqiptar të detyrimit për të krijuar regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, por që gjithnjë kanë mbetur përpjekje në tentativë, e ndërmora këtë nismë për të bërë të mundur që edhe në Shqipëri të aplikohet një standard ligjor i njejtë si në shumë vende të BE-së edhe për këtë kategori njerëzish të dënuar për krime seksuale.

Ndërkaq, kam mësuar se një tjetër nismë ligjore me të njejtin objekt është depozituar ne Kuvend nga organizata të shoqërise civile, ç’ka në thelb shpreh ndjeshmërinë e lartë të shoqërisë për këtë çështje.

Kësisoj zonja Kryetare, mendoj se eshtë në nderin tonë si Kuvend që keto dy nisma t’i trajtojmë me prioritet dhe vëmendje të veçantë, për të mundësuar miratimin e një ligji sa më funksional dhe efektiv.

Duke e njohur dhe çmuar ndjeshmërinë tuaj ndaj problematikës shqetësuese të akteve kriminale të dhunës seksuale, e në veçanti të dhunës seksuale ndaj të miturve, me angazhimin e plotë për të kontribuar maksimalisht si nismëtare e projektligjit që të krijojmë një klimë pune gjithëpërfshirëse dhe transparente, me seriozitetin që meriton trajtimi i çështjeve me ndjeshmëri të lartë në opinionin qytetar, dhe duke marrë në konsideratë edhe faktin se gjendemi në muajin e Fiongos Blu që simbolizon ditët ndërkombëtare kunder dhunës ndaj femijeve dhe të drejtat e tyre, e gjej me vend t’ju kërkoj që të dy propozimet e administruara tashmë nga administrata e Kuvendit,  të përfshihen sa me parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

E bindur në ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin tuaj,

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Erisa Xhixho Nikolla Nisma Pedofile

Nga e njëjta kategori

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për francezët

më shumë...

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital

më shumë...

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

më shumë...

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhet e zonës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

7:24

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

7:11

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet...

7:04

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon...

6:56

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia...

6:53

Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz,...

6:31

Mbytet anija turistike në Turqi, shpëtojnë për...

6:12

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin...

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

4:49

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i...

4:41

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më...

4:38

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe...

4:34

Dorëzohet qendra e çaktvizimit, Lamallari: I shërben...

3:56

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe...

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e...
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.