Nga data 6 deri në 9 korrik në Marinën e Orikumit, partner zyrtar i Lega Navale Italiana, do rtë zhvillohet Regata “BRINDISI-VALONA”.

 

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se kjo është një ngajrje sportive për të gjithë dashamirësit e sportit ujor, teksa shton se për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare.

 

Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi

 

Një ngjarje sportive këtë verë për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *